Largohen të huajt, Luftëtari mbetet “thatë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2023 | 23:53

Largohen të huajt, Luftëtari mbetet “thatë”

Luftëtari mbetet “thatë”. Të huajt që janë aktivizuar në dy miqësore me Delvinën dhe Tomorin janë larguar. Ata kanë munguar në seancat e fundit, pasi nuk kanë arritur akordin financiar me drejtuesit. Në klub janë mobilizuar edhe më shumë në merkato, pasi duan që të plotësojnë grupin sa më shpejt.

Luftetari Stervitje

Tregu brazilian ka marrë vëmendje dhe pritet që nga sot e në vazhdim do të “zbarkojnë” në Gjirokastër tre-katër futbollistë nga shkolla e “sambës”.

Fjala është për një portier, një qendërmbrojtës dhe një mesfushor. Që prej ditës kur ekipi ka nisur nga puna mungon edhe sarandjoti Stilian Barka. I kontaktuar nga “Panorama Sport”, mesfushori 27-vjeçar, tha:

“Ditët në vazhdim do të bëj të ditur gjithçka lidhur me të ardhmen time. Për arsye familjare kam munguar në stërvitje. Luftëtarin e shoh gjithmonë dhe më afër si ekipin për të dhënë më të mirën e cilësive të mia si lojtar”.

TOMOR SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"