Largime me shumicë, Tirana ka ndryshuar thuajse të gjithë repartin ofensiv

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2024 | 19:35

Largime me shumicë, Tirana ka ndryshuar thuajse të gjithë repartin ofensiv

Një tjetër lojtari i mbaronte kontrata në fund të sezonit. Ai ishte Florent Hasani. Sulmuesi u tregua i drejtë. Njoftoi klubin që nuk do të rinovonte kontratën në fund të sezonit. Për këtë qëllim, Tirana u detyrua që ta linte të lirë futbollistin e përfaqësueses së Kosovës.

tirana

Nga ana tjetër bardheblutë këtë janar pësuan një eksod të madh. Hasani, Hila dhe Kaina së bashku kishin shënuar 16 gola, ose rreth gjysmën e golave të realizuar në dy fazat e para të kampionatit.

Pak a shumë Tirana ka ndryshuar të gjithë repartin ofensiv. Dy të ikurit e parë nga bardheblutë ishin Hasani dhe Hila. Më pas Kaina, Doka, Qefalija dhe Ballhysa. U afrua vetëm Nikqi, i cili ishte në formë huazimi te Teuta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"