ZYRTARE/ Tronditet Roma e Kumbullës, Gjykata Sportive merr vendimin për sfidën ndaj Veronës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2020 | 23:58

ZYRTARE/ Tronditet Roma e Kumbullës, Gjykata Sportive merr vendimin për sfidën ndaj Veronës

Roma e Marash Kumbullës ka humbur në tavolinë 3-0, sfidën e javës së parë të kampionatit ndaj Veronës. Ky ka qenë vendimi i bërë publik nga Gjykata Sportive së fundmi.

amadou-diawara-as-roma-1596003648-44374

Penalizimi ka ardhur për shkak të gafës së klubit verdhekuq, me mesfushorin Diavara, i cili në listën e dorëzuar Ligës, ishte përfshirë te futbollistët nën 22 vjeç, ndërkohë që ai kishte mbushur 23 vjeç në 17 korrik. Kjo gjë i ka kushtuar shtrenjtë Romës. Pavarësisht se ndeshja me Veronën përfundoi 0-0, vendasit siguruar 3 pikë në tavolinë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"