Lajme të mira për Partizanin para derbit, disa rikthime të mëdha e bëjnë formacionin “blind”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2023 | 20:18

Lajme të mira për Partizanin para derbit, disa rikthime të mëdha e bëjnë formacionin “blind”

Partizani pritet të plotësohet për derbin ndaj Tiranës dhe formacioni të jetë thuajse i njëjti me atë të ndeshjeve të shkuara, para se një stuhi dëmtimesh të përfshinte ekipin e kuq. Gjithsesi, me kalimin e ditëve situata ka nisur të përmirësohet.

partizaniiiii

David Atanaskoski dhe Eljon Sota kanë nisur vrapimet me ritëm maksimal dhe ky është një sinjal i qartë se ata mund të arrijnë të jenë të gatshëm në derbin e së dielës ndaj Partizanit.

Sota do t’i nënshtrohet një tjetër ekzaminimi ditën e sotme dhe përgjigjet pritet të saktësojnë nëse do të arrijë të kthehet në derbi. Ironia e fatit është se fieraku u dëmtua pikërisht në ndeshjene 19 tetorit, ndaj Tiranës po në “Air Albania”.

Përveç kësaj dysheje, pritet të rikthehen edhe Bintsuka dhe Tedi Cara. Të dy patën shqetësime fizike pas ndeshjes me Egnatian për shkak të dueleve me kundërshtarët, por situata e tyre nuk është shqetësuese.

Kongolezi dhe kavajasi u lanë pushim ndaj Dinamos për të mos rrezikuar dhe në derbi pritet të jenë nga minuta e parë, duke ulur në stol dyshen Da Silva-Mba.

Këta të fundit treguan se kanë ende nevojë për më shumë stërvitje, pasi kanë humbur mjaft nga forma e tyre.

Hoxha, Bytyçi, Preka, Koçijan dhe Grezda vijojnë të mos jenë të gatshëm për ekipin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"