Lajm i trishtë/ U rrëzua nga tarraca në Lezhë, ndërron jetë futbollisti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2024 | 22:24

Lajm i trishtë/ U rrëzua nga tarraca në Lezhë, ndërron jetë futbollisti

Klajvert Çuni, futbollisti 21-vjeçar, nuk ia ka dalë të fitojë ndeshjen më të rëndësishme. Djaloshi ka ndërruar sot jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pas plagëve që mori gjatë një incidenti më 23 mars.

Klajvert-Cuni1-681x450

Lojtari, i cili në të kaluarën ka luajtur për Shënkollin, u rrëzua nga tarraca e biznesit në pronësi të familjarëve të tij në fshatin Torovicë të Lezhës.

Pavarësisht përkujdesjes së mjekëve në këto ditë, ai nuk ia doli që t’u mbijetonte plagëve të marra në kokë e pjesë të tjera të trupit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"