Laçi shkatërron Tërbunin 4-0, pukjanët luajnë 52 minuta me 10 lojtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 23, 2015 | 15:00

Laçi shkatërron Tërbunin 4-0, pukjanët luajnë 52 minuta me 10 lojtarë

laciLaçi ka regjistruar tre pikë të rëndësishme në kuadër të javës së 18-të të Superligës. Djemtë e Armando Cungut mposhtën lehtësisht Tërbunin me rezultatin e thellë 4-0.

Fitore e cila i pozicionon në vendin e gjashtë me 25 pikë.

Vendasit zhvillojnë një lojë pozitive, dominojnë ndeshjen, ndërtojnë aksione dhe arrijnë të realizojnë 4 herë në portën e miqve. 44 minutat e para kurbinasit vuajnë mungesën e golit, por në minutën e fundit ja dalin. Pas daljes me të kuq të Sadush Danajt, Tërbuni detyrohet të luajë me 10 lojtarë dhe pëson golin e parë vetëm pak minuta më pas.  Xhejms kroson një top perfekt tek Nimani në zonë dhe ky i fundit e shtyn me kokë drejt portës duke mposhtur portierin Haxho. Pjesa e parë mbyllet 1-0.

Në fraksionin e dytë të takimit, Laçi kthehet më “shpërthyes” me Xhejms, i cili realizon një dopietë fantastike për ekipin. Sulmuesi nigerian numëron 9 gola gjithësej të realizuar  këtë sezon me fanellën e kurbinasve. Dhe pse në avantazh 3-0, skuadra e shkodranit nuk i ndal aksionet e shpeshta në gjysmëfushën e pukjanëve dhe finalizon suksesin me golin e Gocajt, duke mbyllur gjithçka 4-0.

Në këtë sfidë u aktivizua dhe Marko Çetkoviç, i cili nuk luante prej disa muajsh për shkak të një dëmtimi. Rikthimi i të cilit u prit me duartrokitje të shumta nga tifozëria.

Kategoria Superiore/Java e 18­-të
Laçi ­- Tërbuni 4­-0
Gol: Nimani 45’, Xhejms Adeniji 51′ pen., 58′, Gocaj 83′
Laçi: Selmani, Gocaj, Sheta, Buljan, Sefgjini, Nimani (K.Bardhi 64′), Meto, Zefi (Musaj 77′), Veliaj, Kruja (Cetkoviç 59′), Xhejms
Trajner: Armando Cungu
Tërbuni: Haxho, Peqini, Brahja, Danaj, Milenkoviç (Prendi 63′), Mone, Tushe, Gavazaj (Rudoviç 60′), Karakaçi, Karapici, Dhrami (Vatnikaj 66′)
Trajner: Viktor Gjoni
Arbitra: Edvaldo Durmishi, Ermal Barushi, Alfred Shkreta, Florian Beqiri Superiore,
Kartonë të verdhë: Gocaj 85′ / Karapici 75′
Karton i kuq: Danaj 38’

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"