“Ky është një mësim”, kapiteni i Kombëtares Gjimshiti: Duhet të kthehemi me këmbë në tokë, më mirë që erdhi tani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2024 | 23:38

“Ky është një mësim”, kapiteni i Kombëtares Gjimshiti: Duhet të kthehemi me këmbë në tokë, më mirë që erdhi tani

Shqipëria humbi kundër Kilit me rezultatin 3-0, dhe një nga repartet ku u shfaqën probleme ishte mbrojtja. Kapiteni i ekipit, Berat Gjimshiti u shpreh në fund të ditës se  kjo disfatë do t’i shërbejë si mësim:

bandicam 2024-03-22 23-22-57-807

“Rezultati nuk është aq i vërtetë. Sepse në minutën e fundit pësuam dy gola, sot nuk kanë ecur gjërat siç donim. Ndoshta është një mësim. Si ekip do na ndihmojë kjo humbje, sidomos 3-0, duhet të kthehemi me këmbë në tokë. Problemi është që në futboll gjithçka është e mundur, kishim shumë gabime, ne çdo repart, gabime te thjeshta që nuk i kemi bërë me përpara. Me mirë tani ky mësim sesa me vonë.

Besoj që euforia mund të jetë e mirë, por ndonjë humbje te bën mirë, kur gabon mëson, te bën mirë kjo humbje dhe të mëson për ndeshjet e tjera. I njohim pak a shumë si lojtarë sepse i kemi shikuar nëpër video, ndoshta ndeshje si ekip jo shumë, por si lojtar po. Kemi hyrë në fushë për të treguar se e meritojmë vendin ku jemi, kemi bërë shumë gabime që më përpara nuk i kemi bërë”,- tha Gjimshiti për “Super Sport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"