Kush është Jurgen Bardhi, talenti që shkëlqeu në Durrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2015 | 15:37

Kush është Jurgen Bardhi, talenti që shkëlqeu në Durrës

bardhiJurgen Bardhi ka qenë lojtari që ka spikatur dje në stadiumin “Niko Dovana”, pasi me lojën e tij i dha impuls fitores së Partizanit ndaj Teutës. Mesfushori, i cili më 6 nëntor mbush 18 vjeç, prej dy vitesh është pjesë e skuadrës së parë dhe dje e ka shfrytëzuar shansin e tij. Jurgen Bardhi ka lidhur në qytetin e Fushë-Krujës, që konsiderohet si fole e tifozëve të Partizanit.

Pas shkëlqimit me moshat e Ilirisë, ai iu bashkua akademisë Partizani, ku me lojën e tij ka shkëlqyer me ekipin U-19, ndonëse ka qenë më i ri se shokët e skuadrës. Madje, Bardhi është konsideruar edhe si një nga promotorët e suksesit që arriti Partizani U-19 sezonin e shkuar. Të rinjtë e trajnerit Genc Tomori u shpallën kampionë dhe Bardhi është cilësuar nga të gjithë si një talent i së ardhmes së shkollës së kuqe.

Falë talentit të tij, lojtari nga Fushë-Kruja ka qenë pjesë edhe e kombëtareve të moshave, ku bën pjesë edhe thirrja nga ekipi Shpresa. Ndonëse bëhet fjalë për një lojtar të ri, që pas katër ditëve mbush 18 vjeç, Bardhi tregon personalitetin e tij edhe kur luan me ekipin e parë. Për lojtarin, para disa kohësh foli edhe presidenti Demi, i cili tha: “Në ekip kemi një talent të ri si Bardhi, por trajneri nuk e aktivizon. Nuk i ndërhyj, pasi te Partizani trajneri është ‘Mbreti’ dhe vetëm ai vendos për formacionin”. Pas ndeshjes me Teutën, drejtuesit e klubit nuk e kanë lënë lojtarin që të prononcohet për mediat. Ky vendim mbase ka lidhje me faktin se klubi kërkon që ta mbajë me këmbë në tokë talentin e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"