“Kur pashë kockën te plaga, mendova se karriera mori fund”, mesfushori i Lushnjes tregon dëmtimin “horror” në Peshkopi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2024 | 12:03

“Kur pashë kockën te plaga, mendova se karriera mori fund”, mesfushori i Lushnjes tregon dëmtimin “horror” në Peshkopi

Humbja 0-1 në transfertë përballë Korabit, i pozicionoi verdhejeshilët e trajnerit Gugash Magani në vendin e shtatë në përfundimin e dy fazave të kampionatit. Sipas skemës së përcaktuar më parë, lushnjarët do të luajnë sërish në Peshkopi me vendasit në javën e parë të fazës së tretë.

xherrison lushnja

Një tjetër duel i drejtpërdrejtë për vendin e gjashtë. Tashmë lushnjarët janë -3 pikë nga zona “play-off”, por me një shans të dytë për të arritur Korabin. Ndërkohë, humbja e së dielës është kontestuar nga klubi lushnjar. Ishte liberiani Xherrison Uilli ai që u dëmtua, por loja vazhdoi dhe Korabi shënoi golin e vetëm të ndeshjes. Mesfushori i Lushnjës shpjegon dëmtimin horror. “Po vrapoja për një top që mendoja se mund ta merrja.

Lojtari kundërshtar më ka bërë faull dhe më ka shkelur në këmbë. Sinqerisht, pasi pashë këmbën, mendova se karriera ime kishte përfunduar këtu. Isha hera e parë në jetën time që pashë kockën nën mishin tim. Më bënë qepje dhe një skanim. Për fatin tim të  mirë, kocka nuk u dëmtua. Unë u trajtova në spitalin e qytetit ku po luanim (Peshkopi). Të gjithë u nervozuan pasi panë këmbën time. Në fakt është e dhimbshme, por e di që do të përmirësohet.

Po marr disa pilula dhe po ndjek udhëzimet e mjekut, që të shërohem sa më shpejt”, deklaroi për gazetën “Panorama Sport” mesfushori liberian i lushnjarëve, Xherrison Uilli. Klubi lushnjar ka dalë me një deklaratë pas ndeshjes në transfertën e Peshkopisë, kua akuza kryesore binte mbi gjyqtarët e ndeshjes, që lejuan vazhdimin e lojës pas dëmtimit të rëndë që pësoi Xherrison. Vazhdimi i lojës solli golin e fitores për Korabin, ndërsa situatën klubi lushnjar e konsideroi si masakër.

11

Dëmtimet- Te Lushnja shkon në tre numri i futbollistëve që kanë dëmtime të gjata. Roland Disha, Ylber Muça dhe Xherrison Uilli kërkojnë një kohë të gjatë rikuperimi. Me përfundimin e ndeshjes së djeshme Bylisi-Elbasani, lushnjarët janë njohur edhe me kalendarin e plotë të fazës së tretë. Pas transfertës së dytë radhazi me Korabin, do të luajnë në shtëpi derbin me Apoloninë. Edhe me Bylisin kryesues do të luajnë në “Roza Haxhiu”. Ndërkohë, që kampionatin do ta mbyllin në transfertë me Tomorin.

ALBAN ALUSHI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"