“Kur fitojnë fluturojnë, kur humbasin fshihen”, Gilman Lika “thumbon” Vllazninë: Ndeshja më e dobët e sezonit, nuk krijuan asnjë rast për gol…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2021 | 22:26

“Kur fitojnë fluturojnë, kur humbasin fshihen”, Gilman Lika “thumbon” Vllazninë: Ndeshja më e dobët e sezonit, nuk krijuan asnjë rast për gol…

Ish-kapiteni i Vllaznisë, Gilman Lika u shpreh i shqetësuar për ecurinë jo të mirë të skuadrës shkodrane në 5-6 ndeshjet e fundit në kampionat. Në emisionin “Sport News Plus” të “News 24”, Lika shtoi se ndaj Tiranës, Vllaznia zhvilloi ndeshjen më të dobët të sezonit duke mos prodhuar asnjë rast kundër bardhebluve.
gilman likle

Ai pati dhe kritika ndaj Vllaznisë duke kërkuar që shkodranët të “mos fshihen kur humbasin”, por të përballen me situatën dhe të reagojnë.

“Vllaznia – Sigurisht që ka ndryshuar situata edhe te pikët, edhe mënyra e lojës. Ishte një Vllazni që bënte diferencë të madhe pikësh me ndjekësit. Bënte diferencën në fushë dhe në pikë.Tani diferenca ka shkuar nga 9 pikë në 3 pikë.

Problemi i Vllaznisë  – Kur gjërat shkojnë keq, mundohen të gjenden gjërat negative. Ka një fakt në Shkodër  që nuk mendoj se bën mirë. Nuk e kam për tifozët, por për ambjentin rreth klubit. Fluturojnë shumë kur fitojnë, kur humbasin, shkojnë e fshihen, Duhet ta pranosh humbjen dhe të reagosh. Të gjithë lojtarët janë në stres dhe nën tension. Nuk e kam parë Vllazninë kaq dobët këtë sezon, nuk krijoj asnjë rast. Mund të humbaësh kur bën raste, por kur nuk bën raste është më keq. Si Partizani, si Laçi, si Teuta, kanë më shumë cilësi se Vllaznia. Po Vllaznia ka bërë maksimumin falë trajnerit dukeshkuar 9 pikë nga rivalët. Kur ke çaluar 5-6 ndeshje dhe të frohen ekipet me kualitete, sigurisht që rrezikohet çdo gjë”, u shpreh Gilman Lika.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"