“Kukësi mund dhe duhej të përjashtohej, por nuk ndodhi”.

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2015 | 17:22

“Kukësi mund dhe duhej të përjashtohej, por nuk ndodhi”.

duda1Ishte ky qëndrimi i disa prej mediave polake, dje pas vendimit të UEFA-s për ndeshjen Kukësi-Legia e Varshavës. Portale sportive, por jo vetëm, prisnin sanksione më të rënda nga Komisioni i Disiplinës, pas asaj që ndodhi në “Qemal Stafa”.

Madje si për t’i bërë paralelizëm, gazetat polake shkruanin dje se në vitin 1999, për shkak të një goditjeje në kokë të mesfushorit të Parmës, Dino Baxhio, në ndeshjen ndaj Visla Krakovës, UEFA përjashtoi këtë të fundit nga aktivitetet.

“Tejzgjatja e vendimit ishte për arsye të shkeljeve të shumta të Kukësit. Lista e shkeljeve të Kukësit është e gjatë dhe shumë e dënueshme. Ndeshja u ndërpre në minutën e 52-të, pasi lojtari ynë Ondrej Duda u shemb në tokë, sepse u godit nga një gur në kokë. Delegatët e ndeshjes nuk e vazhduan lojën, ndërsa policia u desh t’i shoqëronte lojtarët polakë drejt e në aeroport, pasi rrezikonin sulme të tjera nga tifozët shqiptarë. Megjithatë dënimet e dhëna janë një shenjë e qartë paralajmëruese”, shkruante dje gazeta polake “Ekstraklasa”.

Ndërsa portali “sport.pl” e komentonte vendimin e UEFA-s si të pritshëm, madje sipas kësaj medieje, duhet të ishte më i rëndë.

“Barbarizma të tilla në stadiume nuk tolerohen. UEFA dënoi Kukësin që kishte bërë disa shkelje, por nuk e përjashtoi nga aktiviteti. Ndeshja e kthimit do të luhet të enjten në stadiumin ‘Vojska Polskiego’. Legia e Varshavës tani do ta ketë shumë më të lehtë për t’u kualifikuar. Fatin e fituesit duhet ta vendosë fusha, por fatkeqësisht nuk ndodhi kështu në Tiranë, pasi takimi atje u ndërpre”, citohej ndër të tjera në portalin polak.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"