Kukësi mposht Skënderbeun, fiton Superkupën e Shqipërisë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2016 | 21:50

Kukësi mposht Skënderbeun, fiton Superkupën e Shqipërisë (VIDEO)

UPDATE/ Kukës shpallet fitues i Superkupës së Shqipërisë. Ekipi i drejtuar nga Ernest Gjoka mposhti në finale kampionët e Shqipërisë, Skënderbeun. Ndeshja e luajtur mbrëmjen e së mërkurës në “Selman Stërmasi” u mbyll në shifrat 1-3 për Kukësin.

Kukesi fiton Superkupen e Shqiperise

Kukesi fiton Superkupen e Shqiperise

Kjo sfidë hap zyrtarisht edhe sezonin e ri futbollistik 2016-2017 në vend dhe dy skuadrat që vjet triumfuan në kampionat dhe kupë, kërkonin një trofe që do t’u shërbente shumë edhe në aspektin moral.

Pjesa e parë në stadiumin “Selman Stërmasi” u mbyll në barazim 1-1. Fillimisht, verilindorët gjetën golin e avantazhit me anë të Dvornekoviç, i cili shfrytëzoi një top të harkuar në shtyllën e dytë të Shehit.

Futbollistet e Kukesit duke ngritur trofeun ne fushe

Futbollistet e Kukesit duke ngritur trofeun ne fushe

Ndërsa bardhekuqtë reaguan duke barazuar shifrat në minutën e 30′ me anë të Fukuit. Ky i fundit realizoi një gol me kokë pas një krosimi në zonë nga Mici.
Minutat që kaluan u karakterizuan nga një lojë me e kujdesshme nga të dyja ekipet, duke e përqendruar lojën kryesisht në mesfushë.

Arbitrat

Bilbili kryesor është Lorenc Jemini, një nga gjyqtarët që ka stemën e FIFA-s dhe më pak të kontestuarit në sezonin e shkuar.

jemini

Andi Koçi dhe Emirjon Sino, që gjithashtu gjykojnë në Kategorinë Superiore, janë vendosur mbrapa katërkëndëshve. Arbitër i katërt është Rejdi Avdo.

Rezultati final:
Skënderbeu – Kukësi 1 – 3
Golat: Fukui 30’/ Dvornekoviç 26′, Emini 74′, Pejiç 90+2′

MINUTAT LIVE’:

90+2′ Gol! Futbollistët e Kukësit nisin një aksion sulmues nga krahu i majtë, topi harkohet në zonë për Pejiç që godet dhe gol! 3-1 për Kukësin. 

88′ Karton i verdhë për Hallaçin. Jemini e ndëshkon për vonesën e lojës.

85′ Vjen edhe zëvendësimi i tretë për Skënderbeun. Largohet Jashanica, në vend të tij futet Plaku.

81′ Skënderbeu përgjigjet me zëvendësimin e radhës. Largohet Orelesi, në vend të tij futet Adeniji.

80′ Tjetër zëvendësim te Kukësi. Largohet Emini, në lojë Lena.

74′ Gol! Greca kroson në krahun e majtë, topi për Eminin në zonë që shënon golin e avantazhit.

71′ Rast i rrezikshëm për Kukësin. Greca niset në krahun e majtë, por del Shehi që çon topin në rivënie anësore. Protestojnë kuksianët, Jemini thotë se nuk ka faull. Goditjë këndi për Kukësin. Kroson Karioka, por grushton Shehi.

70′ Tjetër aksion për Skënderbeun. Mici harkon në zonë, Jashanica godet me kokë, larg kuadradit.

67′ Pejiç nis një aksion nga krahu i djathtë, futet në zonë dhe pengohet, por gjyqtari lejon vazhdimin e lojës.

66′ Zëvendësim te Skënderbeu. Trajneri Agostineli largon Gavazajn, në lojë Abazi.

64′ Zëvendëdsim te Kukësi. Largohet autori igolit, Dvornekoviç, në lojë Greca.

60′ Lojtarët e Skënderbeut luajnë në gjysmëfushën e Kukësit. Fukui devijon një top në zonë për Salihin që godet, por pret Koliçi.

56′ Fukui dëmtohet në mesfushë. Ndërhyrje e gabuar nga Hallaçi.

52′ Dvornekoviç harkon një top në shtyllën e dytë, del Shehi që largon rrezikun.

47′ Goditje dënimi për Skënderbeun. Ndërhyrje e gabuar ndaj Fukuit në mesfushë.

46′ Topin e parë e luajnë futbollistët e Skënderbeut. Nuk ka zëvendësime në të dyja skuadrat.

46′ Mbyllet pjesa e parë.

45′ Një minutë shtesë nga gjyqtari i katërt.

42′ Reagon Kukësi. Karioka provon me një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, por topi larg kuadratit të Shehit.

41′ Gavazaj tjetër kros në zonë për Fukuin, por sulmuesi shkakton faull. Topi për Koliçin.

39′ Jashanica kroson në krahun e djathtë, topi përsëri për lojtarët e Skënderbeut. Gavazaj kroson sërish në zonë, grushton Koliçi.

37′ Rivënie anësore për lojtarët e Skënderbeut. Bardhekuqtë kontrollojnë lojën në mesfushë.

30′ Gol! Mici kroson në krahun e majtë, Fukui gjuan me kokë dhe shënon. Barazim 1-1. 

26′ Gol! Karioka niset në krahun e majtë, kroson në shtyllën e parë dhe gol! Shënon Dvornekoviç!

24′ Salihi fiton një faul në gjysmëfushën e Kukësit. Gjuan Radas, por topi përplaset në murin mbrojtës.

21′ Tjetër aksion sulmues për Kukësin, Dvornekoviç nis një top për Pejiç që tenton të pasojë, por largojnë lojtarët e Skënderbeut.

17′ Rast i mirë për Kukësin. Pejiç nis një top për Eminin që futet në zonë, godet, por topi devijohet. Tjetër goditje këndi për Kukësin.

13′ Arbri ndëshkohet me karton të verdhë. Ndërhyrje e gabuar në mesfushë.

12′ Karioka kryen një goditje dënimi në gjysmëfushën e Skënderbeut. Një top i lartë në zonë, largojnë futbollistët e Skënderbeut. Verilindorët fitojnë goditjen e parë nga këndi.

06′ Fukui kroson në zonë, devijojnë lojtarët e Kukësit. Gogitje e parë nga këndi për skuadrën e Skënderbeut.

01′ Topin e parë e luajnë futbollistët e Kukësit.

Formacionet zyrtare:

Skënderbeu: Shehi, Radas, Jashanica, Osmani, Mici, Lilaj, Orelesi, Fukui, Serxho, Gavazaj, Salihi.

Kukesi: Koliçi, Arbri, Shameti, Alla, Hallaçi, Karioka, Hasani, Musolli, Dvornekoviç, Emini, Pjejiç


Superkupa/ Skenderbeu vs Kukesi 1-1 – Fukui by e-d21


Superkupa/ Skenderbeu vs Kukesi 0-1 – Dvornekovic by e-d21

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"