Kukësi fiton Kupën e Shqipërisë, Laçi jashtë Europës (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2016 | 22:50

Kukësi fiton Kupën e Shqipërisë, Laçi jashtë Europës (VIDEO)

UPDATE/ Kukësi është shpallur fitues i Kupës së Shqipërisë. Verilindorët fituan mbrëmjen e së dielës në “Qemal Stafa” pas ekzekutimit të 11-metërshave ndaj Laçit.

Me këtë trofe Kukësi hyn në histori duke fituar për herë të parë Kupën e Shqipërisë. Ndërsa për kurbinasit humbja në finale do të thotë edhe mospjesmarrje në kupat e europës.

Untitled-26

Laçi barazoi në shtesë

Fillimisht, braziliani Karioka kaloi verilindorët në avantazh në minutën e 65′ të pjesë së dytë. Kur pritej vërshëllima e arbitrit italian, kurbinasit barazuan në minutën e tretë shtesë me anë të Mitrajt.

Koha shtesë u karakterizua nga një lojë disi më e vakët. Në fushë u duk lodhja e futbollistëve pas ritmit të lartë në 45′ e dyta. Verilindorët luajtën më të tërhequr, ndërsa kurbinasit dominuan në kontrollin e topit në kohën shtesë, duke shfrytëzuar edhe epërsinë e një futbollisti më shumë në fushë.

Pjesa e parë

Pjesa e parë u mbyll pa gola në “Qemal Stafa”. Finalja u karakterizuar nga një lojë e kujdesshme kryesisht në mesfushë. Verilindorët u shfaqën më kërkues ndaj golit duke rrezikuar në disa raste portën e kurbinasve, por pa mundur të gjenin rrugën e rrjetës.

Nga ana e tyre, futbollistët e Laçit luajtën disi të tërhequr, duke rrezikuar me kundërsulme të shpejta.

Në këtë takim nuk munguan edhe tensionet në fushë dhe ndërhyrjet e gabuara. Gjyqtari italian Marko Guida nxori nga xhepi pesë herë kartonin e verdhë.

Verilndorët kërkojnë fitimin e trofeut pas humbjes në finalen e kaluar po ndaj Laçit me rezultatin 1-2, ndërsa kurbinasit luajnë ndeshjen e sezonit që do t’i siguronte edhe një vend në Europa Ligë.

Pak minuta para fillimit të ndeshjes në stadiumin “Qemal Stafa” u publikuan edhe formacionet zyrtare të ekipeve.

Untitled-19

Laçi – Kukësi 4 – 6*
(koha e rregullt 1 – 1)
Gol: Aldo Mitraj 90+3’/ Karioka 65′ 

Minutat:

120′ Mbyllet pjesa e dytë e kohës shtesë. Finalja e Kupës së Shqipërisë shkon me 11-metërsha. 

117′ Nimani ndëshkohet me karton të verdhë për Laçin, protestoi për 11-metërsh përballë gjyqtarit italian.

110′ Dvorkekoviç nis një aksion nga e djathta, por nuk mbështetet nga futbollistët e tij. Kroati e humbet topin. Lojtarët e Laçit nisën në kundërsulm.

107′ Dosti ndëshkohet me karton të verdhë për Laçin.

106′ Laçi e nis në sulm pjesën e dytë të kohës shtesë. Kurbinasit luajnë në gjysmëfushen e Kukësit duke shfrytëzuar edhe avantazhin e një futbollisti më shumë.

Mbyllen 15 minutat e pjesës së parë

104′ Kurbinasit nisën në kundërsulm, fitojnë një goditje nga këndi. Topi krosohet në zonë, por futbollistët verilindorë largojnë rrezikun nga porta e tyre.

101′ Karton i verdhë për Eminin për një faull të kryer në mesfushë.

99′ Kukësi nis një kundërsulm nga krahu i djathtë, Buljan largon topin në goditje nga këndi. Top i lartë në zonë, ndërpritet loja nga gjyqtari italian për një ndërhyrje të gabuar nga futbollistët e Kukësit.

95′ Certkoviç fiton një goditje nga këndi për Laçin.

Mbyllet koha e rregullt

90+3′ Goooool! Shënon Aldo Mitraj!

90′ Pesë minuta shtesë nga Enea Jorgji në “Qemal Stafa”.

88′ Tjetër aksion sulmues nga futbollistët e Kukësit. Verilindorët fitojnë një tjetër goditje nga këndi.

86′ Futbollistët e Kukësit nisin një kundërsulm me anë të Dvornekoviç. Ky i fundit afrohet brenda zonës së rreptësisë, gjuan drejt portës, por topi përfundon jashtë kuadradit.

82′ Futbollistët e Kukësit fitojnë një goditje nga këndi. Ekzekuton Karioka, kroson një top të lartë në zonë, por largohet nga futbollistët e Laçit.

80′ Largohet Morera për shkak të dëmtimit. Në lojë, Memini.

79′ Mici kryen një rivënie anësore në gjysmëfushën e Laçit, por kurbinasit rifitojnë topin me anë të Shetës që nisen në kundërsulm. Cela pason për Nimanin, por topi përfundon jashtë vijave.

76′ Rritet tensioni në fushë. Morera ndëshkohet me karton të verdhë për Laçin.

74′ Karton i kuq për Nikën. Një ndërhyrje e gabuar pranë vijës së mesit të fushës ndëshkohet nga gjyqtari italian. Kukësi me 10 lojtarë.

65′ Goooool! Shënon Karioka! Një goditje e fortë në ecje e sipër përfundon në portë.

64′ Futbollistët e Laçit fitojnë një goditje dënimi në krahun e djathtë. Çela kroson në zonë, topi devijohet nga kapiteni Musolli në goditje nga këndi.

60′ Rast i rrezikshëm për Kukësin. Musolli godet drejt portës, por pret Selmani. Verilindorët fitojnë një goditje nga këndi.

54′ Futbollistët e Kukësit fitojnë një goditje nga këndi. Mici kroson në zonë, por largon Sheta.

49′ Nimani del në sulm nga krahu i majtë, kroson në zonë, por futbollistët e Kukësit largojnë rrezikun.

46′ Futbollistët e Laçit nisin topin e parë.

Pjesa e parë

40+2 Futbollistët e Kukësit fitojnë një tjetër goditje dënimi pranë zonës kundërshtare. Mici kroson me të majtën, por pret Selmani.

45′ Tre minuta shtesë.

44′ Zëvendësim për Laçin. Largohet Mustafa (i dëmtuar). Në vend të tij futet Zefi.

42′ Gocaj nis një aksion nga krahu i djathtë për Laçin, Riberiro vonon aksionin dhe kthen topin mbrapa. Bardhezinjtë luajnë në gjysmëfushën e Kukësit. Marko Certkoviç merr një top pranë zonës dhe niset në sulm, gjuan, por Koliçi pret në dy kohë.

39′ Gulian ekzekuton goditjen e dënimit pranë portës së Kukësit, por topi ndeshet në murin mbrojtës.

38′ Musolli kroson në zonën e Laçit, por Certkoviç rrëmben topin dhe niset në kundërsulm. Pengohet nga Malota që ndëshkohet me karton të verdhë.

35′ Emini rrëmben një top në mesfushë, fiton një rivënie anësore. Futbollistët e Kukësit në gjysmëfushën e Laçit. Hallaçi kryen rivënien, por topi largohet nga futbollistët kurbinas.

29′ Mustafa kryen një ndërhyrje të gabuar në mesfushë, ndërkohet me karton të verdhë. I treti për skuadrën e Laçit.

24′ Emini ndërshkohet me karton të verdhë për simulim.

23′ Nika kroson sërish në zonë, por largon shtatlarti Sheta. Djemtë e Duros fitojnë goditjen e parë nga këndi. Ekzekuton Mici që fut një top në zonë, por pret Selmani.

19′ Hallaçi krosonnga krah i djathtë në zonë, topi devijohet nga futbollistët e Laçit. Verilindorët rrisin presionin e lojës duke kontrolluar topin në mesfushë

13′ Goditje dënimi për skuadrën e Kukësit. Gjuan Emini me të djathtën, topi përfundon pranë shtyllës së majtë të portierit të Laçit.

10′ Olsi Gocaj ndëshkohet me karton të verdhë.

09′ Futbollistët e Laçit fitojnë një goditje dënimi pranë zonës së verilindorëve. Topi krosohet në zonë, por largojnë lojtarët e Kukësit.

05′ Emiljano çela ndërshkohet me kartonin e parë të verdhë. Ndërhyrje e gabuar në mesfushë.

03′ Futbollistët e Kukësit fitojnë një goditje dënimi pranë zonës së Laçit. Gjuan Ansi Nika, por topi përfundon në duart e portierit të kurbinasve.

01′ Topin e parë e gjuajnë futbollistët e Kukësit.

Formacionet zyrtare:

Laçi: Selmani, Ademir, Buljan, Sheta, Çela, Gocaj, Mustafa, Veliaj, Sefgjini, Cetkoviç, Nimani.
Traner: Ramadan Ndreu

Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Shameti, Malota (Lladrovci), Mici, Zhan Karioka, (Hasani) Birungueta, Musolli, Nika, Dvornekoviç, Emini.
Trajner: Klodian Duro

Gjyqtar: Marko Guida (italian)
Asistentë: Lorenzo Manganelli dhe Alesandro

Kostanzo

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"