Kukësi bën goditjen më të rëndësishme, kthen kroatin Pejiç

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Korrik 30, 2016 | 12:31

Kukësi bën goditjen më të rëndësishme, kthen kroatin Pejiç

Skuadra e Kukësit ka bërë lëvizjen më të rëndësishme për sezonin e ri duke kthyer në vendin tonë sulmuesin Pero Pejiç. Verilindorët kanë në radhët e tyre një sërë sulmuesish si Emini, Rangel, Guri dhe Scepanoviç, por tashmë të gjithë duhet të luftojnë kush do tw luajw pwrkrah kroatit, i cili padyshim që do të jetë një titullar te kjo skuadër.

pejic

“Futbollisti rikthehet në Kukës, pas një viti të luajtur në Iran ku ka qenë pjesë e Esteghlal”, shkruhej në njoftimin e publikuar nga Kukësi, bashkë me fotot e tij përkrah presidentit Gjici.

“Kroati është padyshim një ndër lojtarët më kualitativ të ardhur ndonjëherë në Shqipëri dhe ka treguar vlera të padiskutueshme duke qenë për vite me radhë si golashënues. Në sezonin 2014-2015, ai luajti për Kukësin dhe shënoi 31 gola në 35 ndeshje në kampionat dhe 4 gola në 5 ndeshje në Kupën e Republikës.

13654200_846471912150570_7669137203250420300_n

Sulmuesi shënoi edhe 3 gola në 4 takime në Europa League duke e mbyllur sezonin me ekipin e F.K. Kukësit në kuotën e 38 golave”, vijonte njoftimi i klubit për këtë përforcim.

Pejiç ndiqej nga disa skuadra të Superiores, mes të cilave Vllaznia e Tirana, por ai ka zgjedhur të kthehet te klubi i cili në këtë sezon ka si objektiv titullin kampion.





www.minuta90.com