“Ku ishe se kishim ndeshje”, Skuka “bezdis” Hadrojin. Te Partizani ka kohë edhe për “ngacmime”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2024 | 18:42

“Ku ishe se kishim ndeshje”, Skuka “bezdis” Hadrojin. Te Partizani ka kohë edhe për “ngacmime”

Xhuliano Skuka, ende jo në formën optimale, e ndoqi nga tribuna miqësoren e djeshme mes Universitate Klyzhit dhe Partizanit, e mbyllur me shifrat 1-3. Pavarësisht kësaj, sulmuesi u bë protagonist nga tribuna, ku nuk kurseu shakatë për shokun e tij, Andi Hadroj.

skuka hadroj

Ata njihen për miqësinë mes njëri-tjetrit dhe ngacmimet mes tyre. Para startit të pjesës së dytë sulmuesi dibran e thërret pukjanin dhe i thotë: “Të lutem, afrohu pak të të them diçka se na dëgjojnë të tjerët. Ku ishe pjesën e parë more se kishim ndeshje?” Hadroj, i mësuar nga të tilla ngacmime të shokut të tij, nuk rezervon as përgjigje për Skukën.

Në fakt mbrojtësi ishte një ndër më të mirët në fushë në ato 45 minuta. Në të dytën, kur Hadroj bën një ndërhyrje mjaft të fortë dhe të saktë mes dy kundërshtarëve, Skuka dëgjohet të thotë në sfond: “E mbyti kafsha”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"