Kthimi i bujshëm, trajneri është gati të marrë stolin e Bajernit të Mynihut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2024 | 20:00

Kthimi i bujshëm, trajneri është gati të marrë stolin e Bajernit të Mynihut

Pistat e Julian Nagelsman dhe De Zerbi po fillojnë të veniten pas çdo dite që kalon, duke nxjerrë në dritë të tjera skenare. Prestigjiozja gjermane “Kikcer” raporton se Hansi Flik është pro bashkimit me Bajern Mynih, duke nisur nga fundi i sezonit. Aktualisht Flik është i papunë pas shkarkimit nga Federata Gjermane e Futbollit. Rezultatet e dobëta ndikuan që shefat e “pancerave” t’u sosej durimi.

FLIK

 

RIBASHKIMI-Hansi Flik u emërua në krye të bavarezëve pas humbjes së thellë kundër Frankfurtit, kohë kur Niko Kovaç mbajti detyrën e trajnerit te Bajerni, cikli 2019-2020. Prej asaj periudhe dhe deri në përfundim të sezonit, ata regjistruan statistika mbresëlënëse, e përkthyer me suksesin e trefishtë në Kupë, Bundesligë dhe Champions. Largimi i Flik ngriti shumë dyshime, nga mania për të drejtuar Gjermaninë, deri te prishja e raportit me drejtuesit Rumenige-Hënes.

Interesante është se kjo dyshe gjendet sërish në pozita të rëndësishme te rekordmenët e Gjermanisë. “Kicker” cek më tej se Uli dhe Kar-Hainc kanë ndryshuar qëndrimin ndaj teknikut 59-vjeçar, marrë në konsideratë kufizimin e alternativave serioze në treg. Fakti që Hansi e njeh boshtin e bavarezëve është një tjetër shtysë që palët të gjejnë gjuhën e përbashkët, me shpresën e rikthimit të Bajernit të madh në arenën europiane.

Në planin taktik, Flik është “partizan” i modulin 4- 2-3-1, sikurse rreshtimi i kampionëve në dekadat e fundit. Barcelona është në krye të listës për të nënshkruar me trajnerin gjerman, ndonëse ende nuk ka një njoftim zyrtar. Mesatarja e pikëve të Flik te Bajerni e bën atë të vlerësohet mes tre trajnerëve më të mirë, 2.53 pikë.

SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"