Kosova zgjedh “timonierin” e ri? Presidenti Ademi takohet në Stamboll me trajnerin…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2023 | 22:24

Kosova zgjedh “timonierin” e ri? Presidenti Ademi takohet në Stamboll me trajnerin…

Kosova është në kërkim të trajnerit që pritet të marrë “timonin” e përfaqësueses “Dardane” pas shkarkimit të sllovenin Primozh Gliha, që drejtoi në disa ndeshje Kosovën pas largimit të Zhires.  

 Screenshot_1-95-600x360-1

Ndërkohë së fundmi mësohet se presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është parë sonte në shoqëri të trajnerit spanjoll, Roberto Moreno, duke darkuar në Stamboll.  

Kohëve të fundit Moreno është emri që flitet se do të jetë në krye të Kosovës dhe ky takim duket se e vërteton këtë teori. 

46-vjeçari Moreno së fundi ka qenë trajner te skuadra e Granadas, ndërsa ka drejtuar edhe Monakon. Ai ka drejtuar disa ndeshje edhe përfaqësuesen e Spanjës, ndërsa ka punuar edhe si asistent te Barcelona, Selta Vigo, Roma dhe disa klube tjera evropiane. 

Moreno vlerësohet kandidati kryesor për ta drejtuar Kosovën. Në FFK vlerësojnë se spanjolli është i duhuri, ndërsa ka mbetur të shihet nëse kostoja financiare mund të mbulohet. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"