Koronavirus te kombëtarja europiane, pezullohet ndeshja e sotme në Ligën e Kombeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2020 | 17:05

Koronavirus te kombëtarja europiane, pezullohet ndeshja e sotme në Ligën e Kombeve

Sfida e planifikuar për sot në Ligën e Kombeve Zvicër-Ukrainë është anuluar me kërkesë të autoriteteve zvicerane. Shkak është bërë infektimi i 3 futbollistëve në kampin ukrainas me koronavirus ditën e djeshme. Edhe pse UEFA dhe Federata Zvicerane e Futbollit u shprehën të gatshme për të zhvilluar përballjen mes dy kombëtareve, autoritetet lokale të Lozanës (qyteti ku do të luhej ndeshja) kanë refuzuar zhvillimin e takimit.
UEFA-Nations-League-League-A-Group-4-Germany-v-Ukraine
Në këtë situatë, ekipet detyrohen të ndryshojnë axhendën. Ditën e djeshme, Federata e Futbollit të Ukrainës raportoi se futbollistët Eduard Sobol, Jevhen Makarenko dhe Dmitro Riznik u futën në izolin në dhomat e hotelit ku ishin akomoduar në Lozanë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"