“Korabi është i fortë”, Rustemi i gëzohet dhe një barazimi: Mjafton një pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2023 | 12:10

“Korabi është i fortë”, Rustemi i gëzohet dhe një barazimi: Mjafton një pikë

Oriku i ka marrë masat për Korabin. Luajnë në transfertë dhe Arlind Rustemi e di forcën e kundërshtarit. Gjatë deklaratës së dhënë për “Panorama Sport”, trajneri pohon se një barazim do të mjaftonte në këtë fushë. Beson te forca e skuadrës së tij, derisa kanë potencial dhe krijojnë raste.

ARLIND RUSTEMI

“Ndeshje shumë e vështirë në transfertë, por në situatën që jemi nuk duhet të dalim pa pikë. Korabin e konsideroj nga skuadrat më të forta në Kategorinë e Parë. Nuk ka diferencë me skuadrat që renditen në vendet e para, pavarësisht se humbi terren ndaj kryesuesve.

Duke parë edhe ndeshjen e fundit që zhvilluam me Flamurtarin kemi potencial për të marrë të paktën një pikë që do të ishte shumë e vlefshme për ne.

Shpresoj që të jemi më të përqendruar dhe më kërkues për finalizimin e aksionit, sepse krijojmë shumë, por në të njëjtën kohë edhe shpërdorojmë dhe kjo na ka penalizuar në çdo ndeshje me mungesë rezultatesh”, përfundon tekniku i orikasve.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"