“Kontigjenti po plotësohet”, Shehi në prag të duelit me Laçin: Luajmë për të fituar, Skukës i duhet pak kohë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2024 | 10:43

“Kontigjenti po plotësohet”, Shehi në prag të duelit me Laçin: Luajmë për të fituar, Skukës i duhet pak kohë…

Partizani do të presë Laçin nesër në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të Superiores. Në prag të këtij dueli, trajneri Orges Shehi ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp.shehi

“Nuk mendoj që ka kundërshtarë të lehtë, të gjithë luajnë për të marrë maksimumin, gjendja e skuadrës është e plotë, kemi pasur një javë të plotë për tu stërvitur, ditët e fundit janë bashkuar Mehmeti dhe Keko, kontigjenti po plotësohet.

Çdo kundërshtar ndryshon nga njëri tjetri, Laçi është një skuadër që kërkon të zotërojë, ka elementë të rëndësishëm dhe cilësore, para çdo ndeshje analizohet kundërshtari dhe vetja. Sot japim përgatitjet e fundit që janë të rëndësishme për nesër.

E rëndësishme është të luajmë për të fituar, se kur vjen fitorja është tjetër gjë. E rëndësishme është të kemi përqëndrimin e duhur, situatat ndryshojnë nga minuta në minutë, bëjmë maksimumin nesër. Nga ndeshjet e kaluar është pak gjatë, ne mundohemi të analizojmë këto të fundit. Disa elementë nuk janë të ngjashëm. Unë e kam thënë në fillim e rëndësishme është të na kthehen të gjithë lojtarët, ne sigurisht kemi mënyrën tonë dhe nuk dua të ndalem tek ajo që një skuadër duhet të ketë ekuilibër. Çdo ndeshje duhet të ketë specifikën e vet. Skukës i duhet pak kohë për të parë atë që ne njohim, ato cilësitë që ne besojmë se do të na ndihmojnë më shumë, gradualisht ai po e merr formën por që nuk merret dot për një javë dhe kështu do pak kohë. Jemi të kënaqur me angazhimin që ai ka”, deklaroi Shehi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"