Konfirmon 3 mungesa të rëndësishme ndaj Teutës, Kolela: Jam përmirësuar duke drejtuar Partizanin, në garën për titull s’jemi vetëm ne dhe Tirana…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2023 | 16:11

Konfirmon 3 mungesa të rëndësishme ndaj Teutës, Kolela: Jam përmirësuar duke drejtuar Partizanin, në garën për titull s’jemi vetëm ne dhe Tirana…

Partizani do të udhëtojë drejt Durrësit ditën e nesërme teksa do të përballet me Teutën në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të Kategorisë Superiore. Në prag të kësaj sfide, trajneri i të kuqve Xhovani Kolela ka dalë në një konferencë për mediat.

kolela

“Situata është në përgjithësi e mirë, futbollistët që ishin dëmtuar nuk janë gati, Telushi, Maget dhe Atanaskoski nuk do të jenë ndaj Teutës. Premtoj që do të grumbulloj 21 lojtarë dhe do të hedh në fushë 11. Teuta ka grumbulluar më shumë pikë për këtë fazë, është një kundërshtar i nivelit të lartë. Flas për skuadrën time pasi për ata nuk mund të flas, por është një kundërshtar që ka grumbulluar shumë pikë. Përsa i përket skuadrës tonë kemi gjetur një stabilitet nga janari. Nesër do të jap një përgjigje për Matondon. E rëndësishme që për një lojtar është të dijë të sillet, një lojtar që luan për Kombëtaren ka merita të mëdha dhe duhet të vlerësohet masivisht, mua më intereson se si ky lojtar luan për Partizanin. Nuk kemi asnjë problem fizik përsa iu përket futbollistëve. Po bëj profesorin e matematikës, 10 ndeshje janë 30 pikë, edhe mund të biem, do vazhdoj të mendoj që për garën për titull sjemi vetëm ne dhe Tirana, por dhe ekipe të tjera, ndoshta pas 4-5 ndeshjesh mund të them diçka tjetër. Nuk më intereson aspak se çfarë thonë të tjerët dhe nuk dua ti komentoj, fatmirësisht jetojmë në një botë që çdokush jep mendimin e tij më intereson shumë të mos flas budalliqe dhe mos reagoj kur të tjerët flasin. Unë kam pasur fatin të drejtoj një skuadër të fortë si Partizani dhe ndoshta jam përmirësuar dhe unë. Sembene nëse do të sillet dhe stërvitet mirë do të jetë pjesë e ekipit, kjo vlen për çdo lojtar”, u shpreh Kolela.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"