Koncert në “Loro Boriçi”, Vllaznia pret Tiranën me festë dhe… kuaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2024 | 13:43

Koncert në “Loro Boriçi”, Vllaznia pret Tiranën me festë dhe… kuaj

Ndeshja Vllaznia – Tirana është cilësuar si “klasikja” e futbollit shqiptar. Një përballje që pritet të kthehet në një ditë feste për Shkodrën dhe tifozet kuqeblu që pritet të jenë të shumtë në shkallët e stadiumit në mbështetje të ekipit të zemrës.

vllaznia

Për këtë arsye, bashkia Shkodër dhe KF Vllaznia kanë përgatitur edhe një koncert festiv përpara sfidës ndërkohë që janë premtuar edhe plot surpriza të tjera për tifozët e pranishëm.

Klubi ka postuar në rrjete sociale edhe pjesë të programit për këtë ndeshje:

𝐎𝐫𝐚 𝟏𝟓:𝟎𝟎 Kalorësit të veshur me fanellat kuqeblu do të presin autobusin e ekipit të Vllaznisë pranë “Grand Hotel Europa” dhe do ta shoqërojnë atë deri në hyrje të stadiumit “Loro Boriçi”. (Ka një ndryshim të planit pasi parakalimi me kuajt e racës arabe nuk do të bëhet në ambientet brenda stadiumit, për të ruajtur pistën e tartanit dhe fushën).

𝐎𝐫𝐚 𝟏𝟔:𝟑𝟎 Nis festa me këngëtarët Rezarta Smaja, Laorjan Ejlli, Bruna Sata dhe DJ Besi.

𝐎𝐫𝐚 𝟏𝟔:𝟓𝟓 Një tjetër surprizë do të prezantohet para nisjes së ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"