“Komplimente Kukësit për fitoren”, Cungu: Nuabueze ka një farë individualizmi në sulm sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2020 | 16:27

“Komplimente Kukësit për fitoren”, Cungu: Nuabueze ka një farë individualizmi në sulm sepse…

Armando Cungu, trajneri i Laçit, ka folur përpara mikrofonit të “Supersport”, teksa ka përgëzuar Kukësin për këtë fitore. Gjithashtu ai është shprehur se skuadra ka shpërdoruar disa raste dhe pakujdesia e ndëshkuan”.

cUNGU

Humbje zhgënjyese? “Unë mendoj se ishte një fitore e pastër e Kukësit. Kishim dy momente shumë të mira të kalonim në avantazh, më pas e zhbllokuam rezultatin. Fatkeqësisht si me Tiranën, pësojmë sapo shënojmë. Edhe pjesën e dytë e nisëm shumë mirë, duhet të ishim më cinikë. Për pakujdesi tonën në dublime, lojtarët e Kukësit shfryëzuan cilësinë dhe shpoejtësin të na ndëshkojnë. Komplmente Kukësit sepse ka një ekip shumë të mirë për titull”.

Nuabueze? “Kemi tentuar edhe sulme të shpejta herë pas here. Nuabueze nuk shënoi në atë rast dhe na dëmtoi. Jemi munduar të kemi më tepër vertikalizime nga krahët, por edhe ekipi ka defektet e veta në mbrojtje. Nuabueze ka njëfarë individualizmi këtë periudhë dhe kjo mund të vijë nga mungesa e golit pas Vitit të Ri dhe që do të zhbllokohej sa më shpejtë. Në përgjithësi funksionoi ekipi, përveç momenteve të pasigurta në fazën mbrojtëse.”

Vulosi kjo ndeshje diferencat në cilësi? “Unë e thashë që Kukësi ka një ekip me lojtarë cilësorë. Kukësi me katër gjuatje shënoj tre herë. Ne shpërdorojmë raste, nuk jemi të qetë, çka do të thotë që është një farë pakujdesie. Jam i kënaqur me djemtë, pasi kanë mundësi të ecin më lart”.

Europa? “Unë jam i fokusuar te ndeshje e radhës. Ekipet janë të ngjeshura dhe kampionati është i vështirë. Jam i bindur se do kemi mundësi të marrim pikë, po patëm dhe pak fat.”

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"