Kompletohet sulmi i Skënderbeut, sulmuesi kamerunas bashkohet me skuadrën korçare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2023 | 20:49

Kompletohet sulmi i Skënderbeut, sulmuesi kamerunas bashkohet me skuadrën korçare

Skënderbeu më në fund kompletohet me të gjithë lojtarët që kanë arritur një marrëveshje në dritaren e transferimeve të verës. “Panorama Sport” mëson se në ditët e fundit ka mbërritur në Korçë dhe është bashkuar me ekipin edhe afrimi më i fundit në listë i bardhekuqve, kamerunasi Ivan Xhantu.

xhantuuuu

Pas një pritjeje të gjatë si pasojë e mungesës së dokumentacionit përkatës dhe pajisjes me vizë pune në vendin tonë, Xhantu më në fund është vënë nën urdhrat e trajnerit Ivan Gvozdenoviç dhe ditën e djeshme ka zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore me ekipin e ri. Sulmuesi 21- vjeçar pritej me interes për t’u bashkuar me ekipin edhe për faktin se ka të dhëna të kënaqshme për të mbajtur një peshë të mirë të ofensivës bardhekuqe në këtë sezon.

Kujtojmë që Xhantu është pjesë e përfaqësueses së Kamerunit për moshat U-21, ndaj edhe pritshmëritë për lojtarin në fjalë janë maksimale. Tani që Xhantu është bashkuar me ekipin, mbetet të vlerësohet nga stafi teknik se cila është forma e lojtarit që prej kohësh ka qenë në pritje të këtij kalimi te skuadra korçare dhe mbi të gjitha, sa kohë do t’i duhet lojtarit që të bashkohet me grupin dhe të jetë i gatshëm për t’u hedhur në fushë nga trajneri bardhekuq.

Përtej mbërritjes së tij në Korçë, shanset për një debutim “blitz” të kamerunasit janë të vogla. Kjo edhe për faktin se në majë të ofensivës Nikaj dhe Rashica po bëjnë mjaft mirë dhe kanë arritur të krijojnë një lidhje mjaft të mirëme njëri-tjetrin. Ndërkohë qënga ana tjetër Uçe është nërritje të vazhdueshme, teksaedhe Lika e Muharremkërkojnë minuta dhe në aktivizimet e tyre kanë shfaqur shkëndija pozitive.

LL. SARO – PANORAMSPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"