Kompanitë e basteve “injorojnë” Shqipërinë, ja sa kuotohet triumfi i Suedisë ndaj kuqezinjve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2024 | 22:51

Kompanitë e basteve “injorojnë” Shqipërinë, ja sa kuotohet triumfi i Suedisë ndaj kuqezinjve

Kombëtarja shqiptare do të përballet të hënën në orën 19:00 kundër Suedisë. Të dy ekipet vijnë pas disfatave në dy miqësoret e para të muajit mars, Shqipëria u mund nga Kili me shifrat 3-0, ndërsa Suedia nga Portugalia në transfertë me rezultat përfundimtarë 5-2.

-800-0-1711309332xbastet-899

Kompanitë e basteve i kanë bërë analizën ndeshjes, duke i vendosur koefiçentët për çdo rezultat. Triumfi i Suedisë kuotohet me një koefiçent 1.6. Ajo çka bie në sy është nënvlersimi që i bëjnë kuqezinjve të Silvinjos. Shqipëria ka një koefiçent fitoreje 5, dhe barazimi 3.9.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"