Kombëtarja e Bogdanit e nis me barazim turneun italian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2017 | 20:29

Kombëtarja e Bogdanit e nis me barazim turneun italian

Kombëtarja U-19 nuk ka shkuar më shumë se barazimi pa gola 0-0, në takimin e parë të turneut “Lacio Cup” ndaj Racing Club Roma. Kuqezinjtë e Erjon Bogdanit zhvilluan një ndeshje relativisht të mirë, por pa arritur të gjejnë rrugën e rrjetës.

u19_lazio1

Aktiviteti që po zhvillohet në shtetin fqinjë të Italisë është një aktivitet i përvitshëm ku Shqipëria nuk mungon me prezencën e saj. Kombëtarja jonë bën pjesë në grupin D së bashku me Fiorentinën, Racing Club Roma dhe Cassino.

Përballjen e radhës Shqipëria do ta luajë ditën e nesërme në datë 24 maj, ora 20:30 kundër Cassinos, ndërsa të enjten e 25 majit do te ndeshet kundër Fiorentinës. Ky takim është përcaktuar të luhet në orën 17:00.kombbogut

Dy ekipet që do të renditen të parat në grup, do të kalojnë në fazën e mëtejshme. Sfida tjetër e këtij grupi midis Fiorentinës dhe Cassinos do të luhet ditën e sotme, data 23 maj, në orën 20:30.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"