Kobi Brajant i jep lamtumirën Kombëtares amerikane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2012 | 11:42

Kobi Brajant i jep lamtumirën Kombëtares amerikane

Basketbollisti i Kombëtares amerikane, Kobi Brajant, i sapokurorëzuar kampion olimpik, i ka dhënë lamtumirën fanellës së SHBAve. Lideri i amerikanëve dhe Los Anxhelos Lejkërs në NBA mbush 34 vjeç këtë muaj, ndaj mendoi të tërhiqet zyrtarisht nga pjesëmarrjet ndërkombëtare. Pas vendimit të marrë dje, ai do të deklaronte se në Lojërat e ardhshme Olimpike që do të zhvillohen në Brazil, në 2016-në, nuk do të zbresë në parket. Megjithatë, pesë herë kampioni i NBA-së, dy herë MVP-ja i finaleve dhe pikëshënuesi i pestë në historinë e NBA-së, la të hapur mundësinë edhe të një tërheqjeje nga kampionati amerikan. Ndoshta edhe përshëndetja në fundin e finales olimpike, të fituar 107-100, me trajnerin e përfaqësueses Krizevski, LeBron Xhejms, Kevin Durant, por edhe me liderin e iberikëve, Pau Gasol, ishte shkëndija e kësaj lamtumire. “Kaq ishte”, tha në fund të ndeshjes Brajant.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"