“Klubi reagon shumë keq”, Starova: Iu tregoj problemet te Partizani …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 19, 2019 | 23:06

“Klubi reagon shumë keq”, Starova: Iu tregoj problemet te Partizani …

Partizani është duke kaluar një moment tepër të vështirë në kampionat, teksa ka regjistruar 3 humbje radhazi. I ftuar në studion e emisionit “Pressing”, ish-trajneri i të kuqve, Sulejman Starova analizoi situatën duke u shprehur:

Starova5

“Klubi reagon shumë keq. U mor Asani nga B-ja, që ishte ble kartoni sa qimet e kokës nga Demi. U ble Belica, u bë skuadra që doli kampione me këta lojtarë. Bardhi, nga i fundit, pasi Solomon dhe Ekuban ishin para tij, ky lojtar rezulton  në formacion. Asani po ikën, iku dhe trajneri.

Është gabimi i tretë që po bëjnë, Po bëjnë një dëm të madh, më duket se kanë humbur edhe harmoninë. Lojtarët që paguhen shumë, Partizani nuk është më me grintë. Luan mirë në pjesën e parë, pastaj shuhet. Nuk është situata si me Kukësin, pasi po flasim për skuadra pretedente. Ne bëjmë krahasim në çfarë situatë është Partizani e në çfarë situatë është Partizani. Nuk po analizoj thjesht ndeshjen me Teutën.

Mala, për arsyet që i dimë të gjithë, nuk po aktivizohet titullar. Nuk po kundërshtoj politikat, por më rezulton që një lojtar i formacionit, jemi duke folur për çorientimet. Edhe trajneri është faktor kryesor. Solomon, Braun, Romero, të gjithë lojtarë që janë blerë, e dini sa paguhen? Sipas mendimit tim, ata janë bërë problem”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"