“Klubi po tregohet i kujdesshëm”, Xhambazi: Skënderbe “maratonomak”, por ky nuk është ende maksimumi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2023 | 18:31

“Klubi po tregohet i kujdesshëm”, Xhambazi: Skënderbe “maratonomak”, por ky nuk është ende maksimumi

Skënderbeu është në mbylljen e fazës së parë të kampionatit pas rikthimit në elitë dhe duket se gjithçka po shkon në rrugën e duhur për korçarët.

xhambazi skenderbeu

Me 12 pikë pas 8 javësh kampionat, bardhekuqtë janë brenda pritshmërive edhe pse mund të kishte shkuar ndoshta më mirë se kaq, me pak më shumë kujdes. I këtij mendimi është ish-sulmuesi i Skënderbeut, Dhimitraq Xhambazi. Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, ikona bardhekuqe komenton ecurinë e ekipit dhe flet në lidhje me atë që korçarët kanë bërë deri më tani në sezonin e ri të Superiores.

“Pas një viti aq të vështirë të kaluar në Kategorinë e Parë, klubi ka punuar mirë për të ruajtur boshtin e ekipit dhe për të forcuar më pas me elementë që i vlejnë skuadrës. Nga tetë javët e para mund të them se 12 pikë të grumbulluara janë mirë nëse i referohemi vështirësisë së kampionatit, por edhe shortit, që nuk ishte i favorshëm, pasi luajtën 5 ndeshje në transfertë dhe 3 në shtëpi. Në raport me ndeshjet e luajtura, deri tani mund të them se 12 pikë janë më se të merituara dhe ekipi ka bërë mirë.

Të mos harrojmë që ka fituar dy transferta të vështira me Egnatian në javën e parë dhe Erzenin më pas. Normalisht që ishin takime te të cilat askush nuk priste këtë rezultat. Mund të kishin bërë më mirë nëse do të ishin më të përqendruar dhe do të vlerësonin si duhet takimin me Kukësin, pasi ishtenjë ndeshje shtëpie dhe nukduhej humbur”, theksoi fillimisht ish-sulmuesi i Skënderbeut.

OBJEKTIVI

Nëse u referohemi pritshmërive, Xhambazi është me këmbë nëtokë dhe të njëjtën gjë kërkonedhe nga ekipi, sidomos në këtomomente. Për Xhambazin, potencialin për të synuar mëshumë Skënderbeu e ka, porduhet që lojtarët të jenë tëqetë, larg presioneve të objektivit sezonal. Ndaj e gjykon sitë drejtë faktin që klubi nukka vendosur një objektiv tëqartë.

“Skënderbeu i këtij sezoni është një ekip që vraponshumë dhe me disa elementecilësorë në përbërje. Kanë njëpërgatitje fizike për t’u përgëzuar dhe në çdo ndeshje kanëdominuar kundërshtarin fizikisht. Por duhet të rriten dhe tëambientohen me njëri-tjetrin.Fakti që klubi nuk po vendosobjektiva, është pozitive, pasii mban lojtarët larg presionit. Normalisht që klubi ka bërëmirë dhe trajneri po bën po aqmirë. Duhet vetëm të mbajnëkëtë ritëm dhe të mendojnëgjithmonë për ndeshjen eradhës”, theksoi Dhimitraq Xhambazi.

LLAZI SARO -PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"