Klubi i Serisë A njofton 11 lojtarë me Koronavirus, ndër ta është edhe futbollisti shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shtator 30, 2020 | 23:46


Klubi i Serisë A njofton 11 lojtarë me Koronavirus, ndër ta është edhe futbollisti shqiptar

Xhenoa njoftoi se 15 pjesëtarë të ekipit kanë rezultuar pozitivë me Koronaviurs, ndër ta 11 lojtarë dhe 4 pjesëtarë të stafit. Së fundmi klubi italian ka zbuluar edhe emrat e personave të infektuar, teksa një ndër ta është edhe mesfushori shqiptar, Valon Behrami.  

milan-genoa-celebrating-serie-a_xk7s5m5av4pm1s9bqcpdh66m5

Ky i fundit është infektuar me Koronavirus dhe si pjesa tjetër, është i detyruar të qëndrojë i izoluar në karantinë. Xhenoa gjithashtu në fundjavë ka në program ndeshje me Torinon në kampionat, por ajo vështirë se zhvillohet duke parë situatën e krijuar në skuadër.

Lojtarët e infektuar te Xhenoa janë: Françesko Kasata, Lukas Lerager, Federiko Marketi, Filipo Melegoni, Luka Pelegrini, Matia Perin, Marko Pjaca, Ivan Radovanoviç, Las Shon, Davide Zapakosta dhe Valon Behrami.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com