Klubi i Kategorisë së Dytë zgjedh trajnerin e ri një javë para fillimit të kampionatit, ja kush e merr “timonin”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2023 | 0:05

Klubi i Kategorisë së Dytë zgjedh trajnerin e ri një javë para fillimit të kampionatit, ja kush e merr “timonin”

“Ringjallet” Oriku. Pasi Bashkia Vlorë miratoi një fond prej 50 milionë lekësh të vjetër për klubin, drejtuesit kanë nisur nga puna për ringritjen e skuadrës. Gjithçka fillon nga pankina, e cila kishte mbetur bosh që prej mbylljes së sezonit të kaluar.

oriku flamurtari

Me rënien në Kategorinë e Dytë, orikasit ndërprenë bashkëpunimin me trajnerin Arlind Rustemi. Tashmë kanë gjetur edhe pasardhësin e tij. Bëhet fjalë për Sherif Idrizajn, i cili ka qenë edhe zëvendës i Rustemit te Labëria apo Oriku, ndërsa më parë trajner i moshave te Flamurtari.

oriku

Ndërkaq në rolin e zëvendëstrajnerit do të jetë Renard Muka. Debutimi do të jetë të dielën në shtëpi, ku Oriku do të presë Shkumbinin. Skuadra ka ndryshuar katërçipërisht, nga porta në sulm. Pjesa dërrmuese e lojtarëve të sezonit të shkuar u larguan direkt nga skuadra bregdetare dhe sidomos jabanxhinjtë dhe të huajt.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"