Klubi, 90 minuta larg 3 milionë eurove nga UEFA

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2015 | 19:51

Klubi, 90 minuta larg 3 milionë eurove nga UEFA

skenderbeuNë rast se skuadra e Mirel Josës do të vulosë nesër kualifikimin ndaj Milsami Orheit, atëherë korçarët do ta kenë minimalisht të sigurt arkëtimin e 3 milionë eurove që i garantohen humbëses së fazës “play-off”.

Kjo do të kishte garancinë e përfitimeve të tjera, duke qenë se e mundura e “play-off”-eve do të kualifikohej direkt për në fazën e grupeve të Ligës së Europës, që do të thoshte, të tjerë miliona. Por sikur mrekullia e madhe të ndodhte dhe Skënderbeu të kalonte jo vetëm turin e tretë eliminator, por edhe fazën “play-off”, që do t’i garantonte grupet, “Ujqërit e Dëborës” do të mbushnin arkat e tyre me plot 14 milionë euro, 2 milionë si fituese e fazës së fundit eliminatore dhe 12 milionë si pjesëmarrëse mes 32 më të mirave të Ligës së Kampioneve. Deri tani, korçarët kanë siguruar 930 mijë euro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"