Klop dhe Humels, ironi bavarezëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2012 | 9:02

Klop dhe Humels, ironi bavarezëve

Borusia e Dortmundit nuk arriti dot të realizonte fitoren e gjashtë radhazi kundër Bajernit. Teksa humbën 1-2, trajneri Jurgen Klop ka ironizuar disi situatën e krijuar pas asaj ndeshjeje, ku përveçse skuadra e tij ishte dominante në lojë, por jo në rezultat, iu mohua dhe një penallti. “Jemi rikthyer në identitet. Pjesa e dytë ishte pasqyra e lojës sonë. Kishim shanse të shumta për të fituar, pa shkuar te 11-metërshi i padhënë”,- tha Klop, ndërsa Humels e përforcon: “Më mirë të humb në Superkupë, sesa në Bundesligë. Gjatë një testi nuk mund të luash njësoj me të njëjtin pasion apo kënaqësi si në kampionat”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"