“Kjo ndeshje na tregoi se mund të bëjmë më tepër”, Rustemi pas barazimit me Partizanin: Ja objektivat e Orikut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2022 | 17:39

“Kjo ndeshje na tregoi se mund të bëjmë më tepër”, Rustemi pas barazimit me Partizanin: Ja objektivat e Orikut

Oriku mori një rezultat mjaft pozitiv në ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë, duke i marrë një barazim pa gola Partizanit në shtëpinë e re të kësaj të fundit. Në një prononcim për “Oversport”, tekniku i Orikut, Arlind Rustemi tregoi objektivat që skuadra e tij ka këtë sezon.

rustemi

“Meqë ishte një ndeshje që ishte dhe një ndeshje eveniment për ne dhe për këtë arsye kërkonim që të bënim surprizën. Në një mënyrë arritëm që ta bënim. Duam që skuadra të rritet në aspektin psikologjik. Kjo ndeshje na tregoi që mund të bëjmë më tepër. Ne mund të marrim rezultat pozitiv me një skuadër dhe më të fortë.

Kemi shumë skuadra për t’u ndeshur. Objektivi ynë është që të mbijetojmë në Kategorinë e Parë dhe të rrisim grupin me çunat që janë 20, 21 dhe 22-vjeçarë. Për këtë vit duam vetëm të mbijetojmë dhe të konfigurojmë grupin”, u shpreh Rustemi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"