Kërkon prej kohësh largimin nga Bruklin Nets, Kevin Durant drejt skuadrës më të titulluar në historinë e NBA

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2022 | 14:21

Kërkon prej kohësh largimin nga Bruklin Nets, Kevin Durant drejt skuadrës më të titulluar në historinë e NBA

Kevin Durant nuk është më i lumtur te Bruklin Nets dhe këtë gjë e ka bërë me dije prej kohësh, i cili kërkon me ngulm largimin.

durant

Në garë për të janë futur shumë emra të mëdhenj të NBA dhe së fundmi ajo që kryeson është Boston Sëlltiks.

17-herë kampionët e SHBA-së kërkojnë të përforcojnë skuadrën e tyre me një nga emrat më të mirë të këtij sporti në vitet e fundit.

Për këtë operacion, Sëlltiks kanë ndërmend që të ofrojnë dhe Xhajlen Braun, për të arritur te ylli i Netsave.

Për 33-vjeçarin gjithashtu të interesuara janë edhe Majemi Hit, Finiks Sans dhe Toronto Raptors.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"