“Kemi ndryshuar me Arapin në krye”, Pano Qirko: Teuta nuk e shmang asnjëherë fitimin e titullit…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2021 | 14:22

“Kemi ndryshuar me Arapin në krye”, Pano Qirko: Teuta nuk e shmang asnjëherë fitimin e titullit…

Në vigjilje të ndeshjes së nesërme ndaj Vllaznisë, në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 16:45, në konferencën për shtyp ka folur portieri i Teutës, Pano Qirko i cili ka analizuar këtë takim:

QIRKO

Atmosfera – “Atmosfera ka ndryshuar shumë. Me ardhjen e Arapit gjithçka ka ndryshuar dhe besoj se kjo rritje e atmosferës dhe e ritmit na bën optimistë për të ecur përpara”.

Sfida ndaj Vllaznisë – “Është një ndeshje shumë e fortë dhe ne kemi treguar se në ndeshje të forta japim më të mirën, siç ndodhi në ndeshjen me Partizanin, pavarësisht rezultatit në fund. Me pak fat, shpresoj të bëjmë më të mirën dhe uroj që të fitojmë”.

I kënaqur me veten – “Jam i kënaqur me paraqitjet, por mund të bëj akoma më shumë si unë dhe ekipi dhe shpresoj që të paraqiten sa më mirë në ndeshjet e ardhshme. Nëse punojmë në si një grup, them se nuk na krijon probleme një lojtar i kundërshtarëve. Teuta nuk e shmang asnjëherë fitimit të titullit dhe them se vendet e para nuk diskutohen”, përfundoi Pano Qirko.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"