KATEGORIA SUPERIORE/ Spikat Kukësi-Teuta, në fushë edhe Partizani. Ja sfidat e ditës së sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2022 | 8:30

KATEGORIA SUPERIORE/ Spikat Kukësi-Teuta, në fushë edhe Partizani. Ja sfidat e ditës së sotme

Kategoria Superiore rikthehet në fushën e blertë pas gati një pauze një-mujore për shkak të Botërorit “KATAR 2022”.

TOPI I SUPERIORES

Dita e sotme do të rezervojë tre duele interesante, dy në orën 13:00 dhe një në orën 15:45.

Në orën 13:00, në stadiumin “Adush Muça” do të luhet ndeshja Bylis-Laçi.

Ballshiotët e Arian Bellait duan kthesën sepse fitorja në kampionat u mungon prej gjashtë ndeshjesh, ndërsa kurbinasit synojnë triumfin pas humbjes së fundit ndaj Egnatias.

Në po të njëjtën orë, në stadiumin “Kukës Arena”, do të luhet takimi Kukësi-Teuta.

Verilindorët kërkojnë fitoren ku u mungon prej 4 ndeshjesh, e njëjta gjë vlen edhe për durrsakët ku duan suksesin pas 4 duelesh.

Në orën 15:45, në stadiumin “Niko Dovana”, do të luhet ndeshja Erzeni-Partizani.

Shijakasit kërkojnë të jenë sërish surpriza e bukur e sezonit, teksa të kuqtë e kryeqytetit duan të “hakmerren” për humbjen që i shkaktuan në fazën e parë.

NDESHJET E DITËS SË SOTME NË KATEGORINË SUPERIORE –

ND (1)

RENDITJA –

RE (1)

GOLASHËNUESIT –

GO (1)

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"