KATEGORIA SUPERIORE/ Skuadrat që synojnë “Final 4” presin ato që luftojnë për mbijetesë, njihuni me 3 sfidat e ditës së sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2024 | 9:34

KATEGORIA SUPERIORE/ Skuadrat që synojnë “Final 4” presin ato që luftojnë për mbijetesë, njihuni me 3 sfidat e ditës së sotme

Pas ndeshjeve të Kombëtares shqiptare, rikthehet Kategoria Superiore, që sot do të luhen tri ndeshje në kuadër të javës së 29-të.

superiore-11 (1)

Siparin e kësaj jave do ta hapë sfida Egnatia-Kukësi, dy ekstremet e renditjes. Ndeshja e orës 15:00 në Rrogozhinë pritet të jetë e luftuar, pasi Egnatia kërkon të mbrojë kreun, ndërsa verilindorët për të marrë fitore shprese për mbijetesën

Në orën 19:00 do të luhen dy sfidat e tjera.
Java e 29-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të mbyllet të shtunën me dy ndeshjet e fundit. Tirana pret Teutën, me bardheblutë që duan zonën “Final 4”, ndërsa durrsakët për të mbijetuar.

Po në këtë orë luhet edhe sfida mes Vllaznisë dhe Erzenit. Shkodranët kërkojnë rikthimin te fitorja për të synuar kreun, ndërsa shijakasit pikë mbijetese.

Java e 29-të e kampionatit Superiores do të mbyllet të shtunën me dy ndeshjet e fundit. Takimi i parë i ditës së shtunën do të jetë Laçi–Partizani, që do të luhet në ora 15:00 në stadiumin e Laçit. Ndërsa takimi i fundit, Dinamo Siti–Skënderbeu do të zhvillohet në “Niko Dovana” në ora 18:00.

tab

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"