KATEGORIA E PARË/ Bylis fiton dhe kthehet i pari, Besa merr tre pikë të arta me rivalët. Mësoni rezultatet e ndeshjeve të sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2024 | 23:59

KATEGORIA E PARË/ Bylis fiton dhe kthehet i pari, Besa merr tre pikë të arta me rivalët. Mësoni rezultatet e ndeshjeve të sotme

Ndeshjet e sotme të javës së 19 në Kategorinë e Parë kanë dhuruar rezultate shumë interesante, teksa kanë kthyer në kryesim të vetëm Bylisin,

kategoria-e-pare-1

Skuadra e Bellajt ka mundur 2-0 Lushnjën në transfertë dhe ecën e qetë drejt kthimit në elitë falë dy golave të Abubakar. Vora ndërkohë ka konsoliduar vendin e tretë me një fitore të rëndësishme 4-2 ndaj Kastriotit, për të mos humbur edhe më shumë hapin e ekipeve që ka përpara, teksa ka fundosur edhe më shumë në luftën për mbijetesë krutanët.

Në luftën për qëndrim në kategori është ngjallur Besa, e cila me fitoren 2-0 ndaj Tomorit ka kapërcyer pikërisht beratasit. Rrugën e rrjetës e ka gjetur edhe afrimi i fundit, sulmuesi Ba.

REZULTATET

BESA 2-0 TOMORI

60′ Emini, 79′ Ba

APOLONIA 1-0 LUZI

31′ Omeri

LUSHNJA 0-2 BYLIS

14′, 62′ Abubakar

VORA 4-2 KASTRIOTI

19′, 38′, 55′ Prengaj, 48′ Tafa/ 39′ Marinaj, 59′ Kapllani

BURRELI 1-0 KORABI

45′ Kastrati

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"