KATEGORIA E PARË/ Bien zyrtarisht dy skuadra të tjera, në javën e fundit luhet vetëm për play-off dhe play-out. Mësoni të gjitha rezultatet e sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2023 | 23:57

KATEGORIA E PARË/ Bien zyrtarisht dy skuadra të tjera, në javën e fundit luhet vetëm për play-off dhe play-out. Mësoni të gjitha rezultatet e sotme

Java e 25-të e Kategorisë së Parë ka dhuruar rezultate shumë interesante, të cilat në fakt kanë dhënë verdiktin e sezonit edhe për dy ekipe të tjera.

kategoria-e-pare-1

 

Oriku dhe Turbina janë dy skuadrat të cilat do të shoqërojnë Besëlidhjen dhe Tërbunin në Kategorinë e Dytë në edicionin e ardhshëm. Edhe pse vlonjatët fituan 4-2 ndaj Lushnjës, kjo nuk u mjaftoi për të qëndruar mes të mirëve pasi diferenca me ekipet që kanë më lart nuk u lejon që të shpresojnë për mbijetesën. Ndërkohë, Turbina u mund 4-1 nga Burreli dhe po ashtu zbret më poshtë.

Në rezultatet e sotme bie në sy kthimi te fitorja i Flamurtarit që kërkon të përforcojë pozitat në zonën play-off, Ndërsa Skënderbeut kishte luksin që të luante një ndeshje të qetë dhe të mundej në shtëpi nga Besa.

REZULTATET 

Apolonia – Luzi 1-0
60′ Umeijego

Besëlidhja – Flamurtari 0-3
7′ Pedro Augusto, 54′ Indio Oliveira, 90′ Vitija

Burreli – Turbina 4-1
9′ Kastrati, 18′ Kurbneshi, 43′ Koleci, 51′ Ferruku / 33′ Murrja

Oriku – Lushnja 4-2
34′ Dalanaj, 54′ Barbosa, 67′ Malko, 88′ Shkreli / 74′ Haxhiu. 84′ Pepa

Skënderbeu – Besa 0-1
7′ Veriu

Tomori – Korabi 3-1
6′ Ismailaj, 60′ Emini, 71′ Uahab / 70′ Demaj

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"