Kategoria e Dytë/ Valbona pret Veleçikun, Kristi Joti: Në Lezhë, vetëm futboll nuk kishte

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2024 | 15:20

Kategoria e Dytë/ Valbona pret Veleçikun, Kristi Joti: Në Lezhë, vetëm futboll nuk kishte

Valbona humbi një shans në luftën për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë. Në takimin e parë të fazës së dytë që u zhvillua në Lezhë, Valbona u mund 3-0 nga Besëlidhja. Pavarësisht presionit psikologjik që krijoi kjo humbje e parë për këtë sezon, në kampin tropojan nuk e kanë bërë dramë.

valbona

Skuadra po përgatitet për takimin e radhës, që do ta luajë në shtëpi kundër Veleçikut. Synimi në këtë takim do të jetë vetëm fitorja. Lidhur me takimin e radhës kundër Veleçikut mesfushori Kristi Joti për “Panorma Sport” u shpreh:

“Në Lezhë nuk pamë futboll. Lojtarët tanë ishin nën presion. Një ndeshje gladiatorësh, ku çdo ndërhyrje e kundërshtarëve ishte ‘horror’. Gjithsesi, ajo është një betejë e humbur, por lufta vazhdon. Ne nuk do të ndalemi në rrugëtimin tonë drejt Kategorisë së Parë”.

 

Veleçiku

Drejtori sportiv i Veleçikut, Nuri Rexha, në prag të ndeshjes me Valbonën, për “Panorama Sport” deklaroi: “Gjatë kësaj periudhe kemi zhvilluar një fazë përgatitore intensive. Kemi punuar për të korrigjuar gabimet e fazës së parë. Objektivi ynë është qëndrimi në Kategorinë e Dytë. Në Tropojë do të bëjmë lojën tonë. E vlerësojmë kundërshtarin dhe shpresojmë shumë në një gjykim të drejtë. Le të fitojë më i miri në fushë”.

A.DUSHKU/B.RAMEKAJ – PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"