KATEGORIA E DYTË/ Tërbuni “tërmet” 7 ballësh Internacionalit, Sopoti 6 gola Adës. Ja rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2021 | 15:48

KATEGORIA E DYTË/ Tërbuni “tërmet” 7 ballësh Internacionalit, Sopoti 6 gola Adës. Ja rezultatet

Kanë përfunduar 5 sfidat e javës së 15 të Kategorisë së Dytë, në grupin A.

kategoria_dyte_cover

Tërbuni ka triumfuar në shtëpi me rezultat “tenistik” Internacionalin me rezultatin 7-1.

Sopoti ka fituar me rezultatin 6-0 skuadrën e Adës, ku heroi i këtij takimi ishte Qehaja me anë të një triplete. Luzi ka mposhtur me rezultatin 2-0 në shtëpi skuadrën e Shënkollit.

Iliria ka arritur të marrë një sukses në transfertë ndaj Mirditës me rezultatin 1-2.

Klosi është ndarë në paqe ndaj Gramshit me rezultatin 1-1.

SFIDAT E PËRFUNDUARA TË KATEGORISË SË DYTË, GRUPI A –

GRUPI A –

TËRBUNI 7-1 INTERNACIONAL

Mezini 18′, Gjoka 38′, Osmani 44′, Keko 55′, 59′, 79′, Gjoka 86′ / Goxhari 70′

SOPOTI 6-0 ADA

Sejdini 23′, Qehaja 26′, 62′, 69′, Kullafi 41′, Mziu 78′

LUZI 2-0 SHËNKOLLI

Taku 60′, Sumah 81′

MIRDITA 1-2 ILIRIA

Gjergji 14′ / Gjonaj 37′, Allamani 90+3′

KLOSI 1-1 GRAMSHI

Sulaj 21′ / Baku 45′

RENDITJA E KATEGORISË SË DYTË, GRUPI A –

KATEGORIA E DYTE

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"