Kategoria e Dytë/ Sulmuesi Ziaj karikon Luftëtarin para ndeshjes me Labërinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2024 | 23:52

Kategoria e Dytë/ Sulmuesi Ziaj karikon Luftëtarin para ndeshjes me Labërinë

Për sulmuesin e Luftëtarit, Ardit Ziaj, autorin e katër golave të bluzinjve në fazën e parë, sfida hapëse e fazës së dytës me Labërinë është jetike për vazhdimësinë. “Është ndeshje e rëndësishme për vazhdimësinë e kampionatit.

luftetari

Në fushë do të futemi vetëm për 3 pikë. Kemi punuar fort për këtë ndeshje, sepse e dimë rëndësinë e saj”, tha fillimisht 23-vjeçari Ziaj.

Objektvi- “Nëse shënoj gol ndaj Labërisë, do të ndihem mirë, por rëndësi ka të fitojë ekipi. Një arsye më shumë për arritjen e objektivit është fryma e grupit. Lojtarët e ardhur në merkato janë përshtatur më së miri me grupin. Gjetja e gjuhës së komunikimit në fushë me këta lojtarë do jetë çelësi i suksesit ndaj Labërisë”, – përfundoi Ziaj.

TOMOR SHEHU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"