Kategoria e Dytë, Grupi B/ Stavri Nica debuton me fitore, skuadrat kryesuese nuk falin. Ja rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2019 | 17:56

Kategoria e Dytë, Grupi B/ Stavri Nica debuton me fitore, skuadrat kryesuese nuk falin. Ja rezultatet

U luajtën sot 7 takimet e vlefshme për javën e 14-të të Kategorisë së Dytë në Grupin B. Skuadrat kryesuesi nuk kanë falur duke e nisur me fitore fazën e dytë. Kryesuesit e Shkumbinit mposhtën me rezultatin 1-2 Memaliajn. Fitore tepër e rëndësishme edhe për Devollin e Stavri Nicës, që arriti të triumfonte në transfertë përballë Butrintit me rezultatin 0-1.

kategoria_e_dyte_nr-470x237-470x237-470x2371-470x2373-470x237

Maliqi dhe Albpetroli kanë bërë detyrën në shtëpi, duke fituar bindshëm përballë Përmetit edhe Skraparit. Situatë tepër e zymtë te Naftëtari. Skuadra kuçovare u mposht me rezultatin 3-2 nga Gramozi në “derbin e mbijetesës” duke u zhytur në fund me vetëm 7 pikë. Fitore tepër e rëndësishme edhe për Këlcyrën dhe Delvinën. Ja të gjitha rezultatet e sfidave të sotme:

GRUPI B, JAVA 14-të: 

MEMALIAJ-SHKUMBINI 1-2

BUTRINTI-DEVOLLI 0-1

MALIQI-PËRMETI 4-0

ALBPETROLI-SKRAPARI 3-0

TEPELENA-KËLCYRA 0-2

GRAMOZI-NAFTËTARI 3-2

DELVINA-TERMI 2-0

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"