KATEGORIA E DYTË, GRUPI B/ 11 gola në të gjitha sfidat, festojnë Pogradeci dhe Luftëtari. Të gjitha rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2023 | 23:45

KATEGORIA E DYTË, GRUPI B/ 11 gola në të gjitha sfidat, festojnë Pogradeci dhe Luftëtari. Të gjitha rezultatet

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së parë, në Grupin B në Kategorinë e Dytë.kategoria-e-dyte

Pogradeci mposhti me rezultatin 3-1 Këlcyrën. Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit me Ivanin. Në të 31′ Topllari dyfishoi shifrat ndërsa në të 37′ Boni shkurtoi diferencën. Sfida u vulos nga Topllari duke shënuar edhe golin e tretë.

AF Luftëtari triumfoi në transfertë me Labërinë, duke fituar me rezultatin 2-1.

Oriku mori 3 pikët ndaj Shkumbinit pas një fitore minimale me rezultatin 1-0. Goli i vetëm u shënua nga Llollaj.

Edhe Devolli fitoi në transfertë ndaj Delvinës falë golave të Ago dhe Raez

REZULTATET

Oriku 1-0 Shkumbini 

62′ Llojaj

Pogradeci 3-1 Këlcyra 

11′ Xh.Ivani, 31′ , 90’+2′ Topllari/ 37′ Boni

Labëria 1-2 Luftëtari 

68′ Haruni /30′ Santos, 66′ Pula

Delvina 1-2 Devolli 

26′ Myftari/ 21′ Ago, 87′ Raez

Maliqi pushim

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"