KATEGORIA E DYTË, GRUPI A/ Valbona shfaqet pretendente, Iliria e nis me goleadë. Mësoni rezultatet e javës së parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2023 | 22:22

KATEGORIA E DYTË, GRUPI A/ Valbona shfaqet pretendente, Iliria e nis me goleadë. Mësoni rezultatet e javës së parë

Kategoria e Dytë ka nisur sot rrugëtimin e saj me ndeshjet e javës së parë në Grupin A të këtij turneu, një javë që ka dhuruar rezultate shumë interesante në të 6 sfidat e saj.

kategoria-e-dyte

 

Valbona është shfaqur menjëherë pretendente për ngjitjen, teksa ka mundur me shifrat 3-2 skuadrën e Besëlidhjes, e cila dihet që ka ambicie të kthehet shpejt në Kategorinë e Parë. Skuadra tropojane bëri diferencën që në pjesën e parë të sfidës, teksa gjeti dy herë rrjetën me anë të Prognit dhe më pas me Lushakun duke mbajtur pas miqtë.

Një rezultat i thellë ishte ai i regjistruar nga Iliria, e cila e nisi me goleadë përballë Naftëtarit, duke u konfirmuar menjëherë si një nga skuadrat që do të kërkojë që të ngjitet më lart në këtë edicion.

REZULTATET:  

Adriatiku-Sopoti 0-1 (Në Vorë)
Sena Martinez 49′

Gramshi-Tërbuni 1-1
Murilo 45+1′ / Muhamed 12′

Shënkolli-Veleçiku 1-1
Bushi 16′ / Bzhetaj 59′

Valbona-Besëlidhja 3-2
Progni 10′, 45+5′; Lushaku 32′ / Përgjoni 26′, Musaraj 34′ 

GOLI I DYTË I PROGNIT: 

GOLI I PARË I PROGNIT:

Albanët-Murlani 1-3 (Në Pezë)
Kabiru 33′ / Dias 5′ , Çokaj 31′, Djepaxhia 67′

Iliria-Naftëtari 6-0
Allamani 5′, 68′, 90′, Sefgjinaj 40′ (p), Tushaj 75′, Lleshi 90’+3′

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"