Kapiteni nuk ia del, Tirana, me mungesa kundër Teutës në Durrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2024 | 12:02

Kapiteni nuk ia del, Tirana, me mungesa kundër Teutës në Durrës

Tirana do të luajë në Durrës javën e 20-të të Superiores. Bardheblutë kanë 22 muaj që nuk fitojnë në Durrës. Sfida e fundit që ka fituar Tirana është ajo e 2 marsit 2022 atëherë bardheblutë triumfonin falë dygolëshit të Taulant Seferit. Në sfidat e fundit Teuta ka fituar dy herë, ndërsa dy ekipe të tjera kanë dalë në barazim.

tirana

Përsa i përket formacionit, bardheblutë janë në emergjencë të plotë. Kështu, Liridon Latifi nuk do të luajë në takimin e radhës në kampionat. Edhe pse lojtari shënoi gol me Dinamon, ai nuk do të jetë në takimin me Teutën. Futbollisti ka marrë kartonin e verdhë, duke plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë. Sulmuesi që ka shënuar tri herë në këto dy sfida do të jetë mungesa e madhe në sfidën me Teutën, po në Durrës. Tjetër lojtar që rrezikon sfidën me durrsakët në Durrës është Filip Najdovski. Lojtari ka probleme në gju dhe nuk luan në Durrës. Nga ana tjetër, Kaina “ka marrë rrobat” dhe prej ditës së djeshme nuk është pjesë e Tiranës. Në portë pritet të luajë Abdullahu, në mbrojtje katërshja Doka, Lulaj, Hoxhallari dhe Përgjoni. Në mesfushë, Honuzi Deliu dhe Meta. Në sulm janë Lushkja, Abazaj dhe Haxhiu.

MERKATO – Tirana duket se për momentin në merkato nuk do të bëjë ndonjë lëvizje të rëndësishme. Burime në skuadër bëjnë të ditur se ekipi me shumë mundësi nuk do të ketë afrime, veç atyre të ndodhura më parë. Me Ahmatajn e konfirmuar, skuadra do të jetë e njëjta që luajti në 2023-in. Këtë gjë ua ka bërë me dije edhe presidenti Refik Halili në një takim para vitit të ri me skuadrën. Halili ka thënë se skuadra nuk ndryshon dhe ka besim te ky grup, që mund të bëjnë gjëra të mëdha deri në fund të sezonit. Kjo do të thotë se merkatoja do të jetë e limituar. Fakt është që sulmi dhe mesfusha janë dy repartet për të cilët ka më shumë nevojë skuadra.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"