Kaloi kordonin e policisë dhe tentoi të hynte në stadium, policët i vendosin prangat tifozit holandez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2022 | 18:57

Kaloi kordonin e policisë dhe tentoi të hynte në stadium, policët i vendosin prangat tifozit holandez

Nuk mund të mungojnë incidentet sporadike gjatë hyrjes së tifozëve në stadium. Përveç sendeve të ndryshme të hedhura poshtë, një tifoz holandez e ka tepruar disi me shfrenimin e imagjinatës, teksa tentoi të thyente kordonet policore për të hyrë në stadium.

-800-0-628e5b327c5f4

Ai menjëherë u arrestua nga forcat e shumta të policisë, teksa iu vendosën prangat. Ndërkaq mësohet se tifozët i janë nënshtruar kontrolleve të rrepta të sigurisë. Ata duhet të jenë të pajisur me biletën, ndërsa do të kontrollohen që të mos marrin me vete sende të forta si dhe monedha.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"