“Ka shumë diferenca kualitetesh me Bajernin”, Kuman: Shpresojmë që të na…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2021 | 10:10

“Ka shumë diferenca kualitetesh me Bajernin”, Kuman: Shpresojmë që të na…

Ronald Kuman e pranon humbjen dhe dorëzohet përpara forcës së Bajernit. Trajneri holandez i Barcelonës thotë se dëmtimet e shumta dhe mungesat e lojtarëve kanë ndikim, por sigurisht që diferenca mes dy ekipeve është e dukshme.

kuman 1

HUMBJA- “Nuk mund të ankohem për mënyrën si luajti skuadra, por ka një diferencë kualitetesh me skuadrën e Bajernit. Ata janë një skuadër që luajnë bashkë prej shumë vitesh dhe në stol me kampionë. Ne kemi shumë lojtarë të rinj, të cilët për 3-4 vite do të jenë më të mirët në botë. Është e vështirë ta pranosh këtë gjë, por duhet që të na rikthehen futbollistët nga dëmtimet”.

SKEMA- “Kisha në dispozicion vetëm tre sulmues. Taktikisht kishte momente që e kontrolluam lojën. Loja e Bajernit bëhet në mesfushë dhe duhet të kishim shumë lojtarë aty. Kjo është situata”.

DËMTIMET- “Jemi shumë pak futbollistë. Duhet që të kalojnë disa javë për të na u rikthyer Aguero, Dembele apo Ansu Fati. Alba gjithashtu nuk ishte shumë në formë dhe nuk mund të rrezikonim me të. Situata nuk është aspak pozitive dhe na mungojnë lojtarët. Duhet patjetër që duhet të na rikthehen disa që të na ndihmojnë”.

TË RINJTË- “Nëse krahasojmë lojtarët që kemi ne dhe ata, ka një diferencë të madhe. E dimë që Roberto nuk është një lojtar krahu. Nuk mund të luajë një kundër një me Devisin. Tifozët ishin të shkëlqyer në këtë ndeshje. Na treguan se na mbështesin edhe në ditët më të vështira”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"