Javë labe, brazilianët bëjnë “namin” në Kategorinë e Parë/ Shikoni formacionin më të mirë dhe më të dobët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2022 | 23:46

Javë labe, brazilianët bëjnë “namin” në Kategorinë e Parë/ Shikoni formacionin më të mirë dhe më të dobët

Gara bëhet “flakë”. U duk sikur Dinamo nuk do të kishte rivalë për kreun, por jo. Mendoi Flamurtari që ta “shfryjë” në mes të kryeqytetit, duke u dhënë një shuplakë vërtetë të fortë dhe marrë vendin e parë. Java e 7-të e zhvilluar mes tri ditësh prodhoi shumëçka, nga surprizat, përmbysjet, barazimet dhe akuzat e ashpra për gjyqtarët. Ajo që bën përshtypje është dominimi i brazilianëve, ndërsa 7 nga 18 gola kanë ardhur nga këmbët e tyre.

FLAMURTARI

Janë dopietat e Xhonatan, Iakovellit, e për të kaluar te rrjetat e Denison, Allef dhe Nunes. Në “Selman Stërmasi” ishte Flamurtari që festoi dhe dhuroi spektakël me bollëk. Plot 5 herë shënoi në portën e Simon Simonit dhe protagonistë ishin ata, “banda” braziliane. E hapi siparin e golave Pjeshka, por “vulën” e vendosën dopietat e Xhonatan dhe Iakovelit dhe interesant është fakti që ky i dyti u fut nga stoli për të zëvendësuar të parin. Dinamo bëri shumë pak për të marrë pikë në shtëpi, ndonëse ngushtoi shifrat me atë penallti të Denison.

golat e brazilianeve

Dhuruan mesfushën dhe bënë gafa të tmerrshme në mbrojtje. Nga një ekip që kishte pësuar 2 gola në 6 ndeshje, në 90 minuta të vetme morën 5. E thënë troç, blutë nuk janë aq të fortë sa menduam. Surpriza e radhës erdhi në Korçë, atje ku Besëlidhja ndali Skënderbeun. Edhe pse vendësit kaluan në avantazh që në pjesë të parë me Pusin,ishte Nunes që shtangu dhe barazoi gjithçka.

Dhe duhet thënë që bardhekuqtë udhëtuan edhe pa trajner, pas dorëheqjes së Alban Brukës. Që nuk ka më”big”, këtë na e vërtetoi Oriku. Bregdetarët i shënuan tre gola Apolonisë, duke përuruar më së miri fushën e re. Fierakët futen në ujëra të turbullta pas kësaj disfate. U “zgjua” Lushnja pas 35 ditësh. Premierë më të mirë nuk mund të kishte për Edlir Tetovën. Ishte Pepa që bëri dygolësh dhe zhyti më keq Turbinën në fund të tabelës.

FORMACIONI ME I MIRE

Në krizë totale është Tomori, që u mund të Burrel. Matjanët përmirësuan pozitat me rrjetat e Farrukut dhe Allef, ndërsa beratasit janë të parafundit. Pozicion që në fakt ua faturojnë arbitrave, referuar edhe deklaratës së trajnerit Klodian Arbëri pas ndeshjes, që foli më shumë se ashpër dhe i quajti “bastardë”. Superduel ishte edhe ai në Pukë, ku festuan vendësit. Korabi shënoi fillimisht me Beshirajn, por Tërbuni ktheu gjithçka me Hysën dhe Xhebrahimin.

Pritshmëri të mëdha kishte edhe nëderbin e parë historik të Kavajës, që u luajt në stadiumin e Peqinit. E megjithatë, u mbyll në”paqe”. Ishte një sfidë me ritëm të lartë dhe raste, por në fund përfundoi 0-0. Pikë që kënaq luznjakët, të cilët vazhdojnë serinë e rezultateve pozitive, ndërsa kavajasit humbasin ende terren në tabelë.

ME I DOBET

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"